Xumi duket se është nervozuar me veprimin që Gjesti bëri ndaj tij, kur i hodhi shapkat nga larg
Xumi duket se është nervozuar me veprimin që Gjesti bëri ndaj tij, kur i hodhi shapkat nga larg. Ishte vetë ai që i tha që t’i jepte shapkat, por nuk e priste që këngëtari t’ia hidhte në atë mënyrë.
Madje kur ndodheshin te dhoma e grimit, Xumi iu drejtua Gjestit me ofendime.
Ndërkohë gjatë një bisede me Gertin, Xumi u shpreh se do t’ia kthejë këtë që ai i bëri. Nga ana tjetër Gerti “e hoqa unë i pari në kurriz”, duke iu referuar debatit që pati me Gjestin kur i mori syzet nga koka.
Xumi shprehet se ‘sonte do shohë spektakël’ pasi ka vendosur që t’i hedhë këngëtarit ujë të ftohtë kur të jetë në gjumë.
Pjesë nga biseda:
Gerti: E hoqa unë i pari në kurriz, o të kuptoj unë, o s’të kupton njeri
Xumi: O Gerto, e more gjënë time, dëgjo Xumin, se unë aty kam hall se rrëshqet
Gerti: Jam me ty po të them
Xumi: E more gjënë time, je në rregull, po të gjuash me gjënë time në fytyrë nuk jam në rregull. Nuk është në rregull. Kështu që ai t’a mendojë, t’a shohë si të dojë. Ai tani ia ka bërë vetes se mua s’më ka bërë gjë. Tani pres që kur të flejë gjumë, ujin më të ftohtë që ekziston në fytyrë. Po prit ti sonte se do shohësh spektakël. Se nuk jemi kalama ne Gert Ferra