Rozana Radi ka shpërthyer në lot gjatë një bisede me Laert Vasilin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Rozana Radi ka shpërthyer në lot gjatë një bisede me Laert Vasilin. Këngëtarja dhe aktori po sqaroheshin për debatet që ata të dy kanë patur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Në një moment Rozana tha se është shumë e ndjeshme dhe se nuk i ka zënë vendin asnjërit në shtëpi.
Nga ana e tij, Laerti i tha këngëtares se duhet të qëndrojë e fortë dhe se ajo është një artiste, e cila ka përgjegjësi për publikun që e mbështet dhe e duartroket.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Po ra ai çelësi nuk më intereson më mua. Çdo njeri e ka këtë. A e di ca më kanë bërë mua këtë?
Laerti: Por ne kemi një përgjegjësi. Para atyre që na kanë duartrokitur dhe na kanë thënë bravo. Në rregull. Por jo të gjithë kanë atë marrëdhënie të mirë me publikun që kemi ne të dy. Prandaj kemi një përgjegjësi më tepër për ata që na kanë duartrokitur. Këtu është gjithë meseleja.
Rozana: Dhe gjithmonë ata që gjykojnë janë ata më të paaftit. Se unë nuk i kam zënë njeriu vend, sepse kjo këtu është skena. Dil këtu dhe bë atë që kam bërë unë. Dil. Unë jam tip shumë i ndjeshëm o Laert.