Thursday, January 23

“Xumit ka për t’iu thyer zemra”/ Ish-banori i BBV 4 bën deklaratën e PAPRITUR: Gjesti do të thyej kutinë e emergjencës…

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Gramosi, ka qenë mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai ka folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe ka komentuar banorët e tjerë.

Teksa në studio u ngrit pyetja “si e shikoni raportin e Egli me Gjestin?”, Gramosi u shpreh ‘se mendon se do të lindë diçka mes tyre’.

Por jo vetëm kaq, pasi ai shtoi se ‘Gjesti do të thyej kutinë e emergjencës për unazën’.

“Unë e kam parë Eglin që e pëlqen Gjestin. Se me të vërtetë Gjesti është karizmatik dhe jep energji të mirë. Egli i ka parë këto, e ka bërë të ndihet mirë”.

Por jo vetëm kaq, pasi Gramosi i habiti të gjithë kur tha se Gjesti do të jetë ai që do të thyej kutinë e emergjencës, e cila ka brenda një unazë.

“Edhe nëse ka për t’u thyer një kuti aty, ka për të qenë kutia e unazës, e ka për t’u thyer pikërisht prej Gjestit. Keni për ta parë, jam i bindur për këtë. Të shohim se ça po ndodh. Xumit ka për t’iu thyer zemra shumë, uroj që ka me mundur për t’a përballuar”.

I pyetur nëse Gjesti i ka parë kutitë e emergjencës, ish-banori u shpreh:

“Po i ka parë kutitë e emergjencës. Unë mendoj se lind diçka mes Eglit dhe Gjestit dhe uroj që t’iu shkojë sa më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *