Thursday, January 23

Egli gjeti banoren që i përshtatet Gjestit në lojë? Këngëtari i kthehet: Kam me të gjuajtur kur…

Egli dhe Gjesti kanë biseduar ditën e sotme rreth lojës së tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Në një moment ajo e pyet banorin nëse ‘shikon Rozanën si banoren që i përshtatës lojës dhe karakterit të saj?’, ai iu përgjigj:

“Dëgjomë shpirt, mos e jep mendimin për shembull ‘ky është duke bërë këtë, ka për qëllim këtë’, ok? Se ndonjëherë po e qëllon se ça kam për qëllim. Ok? Se për këtë ta bëra me sy edhe mbrëmë, se po qëllon”.

Teksa Egli i tha se ca gjëra i bën për t’a mbrojtur, Gjesti i kthehet se ai “do t’a kundërshtojë kur e shikon se ajo është gabim”.

Pjesë nga biseda:

Egli: Unë e di për ça je këtu dhe jepi gaz asaj që ke për të dhënë këtu, se ke shumë për të dhënë

Gjesti: Kadalë moj zemra jeme, gaz po, duhet me i dhënë gaz, makina 4 veta zë. Unë kam një makinë me dy veta

Egli: Po të them jepi gaz në sensin që në asnjë moment nuk dua të bëhem unë pengesë që ti të ikësh nga ndonjë diskutim që unë mos të mërzitem. Unë nuk mërzitem. Edhe nëse mërzitem, nëse ndodh, nuk është problematike, nuk jam e përfshirë fare.

Gjesti: Unë po dua t’i jap gaz, të marr një makinë me dy veta. Unë dhe një ulëse, edhe me i dhënë gaz të dy

Egli: E ke bërë edhe më përpara këtë gjënë?

Gjesti: Jo

Egli: Je i sigurt?

Gjesti: Po. Nuk e di nga doli tani. Jo kështu me 4 veta, por me 2

Egli: Besoj se e ke gjetur se me kë? Është e dukshme

Gjesti: Ça është e dukshme? Se po flet pa lidhje

Egli: Besoj se e ke gjetur duon, se u trego dje. Me Rozanën je duke e bërë gjënë? A po të duket Rozana se i përshtatet më shumë lojës tënde, karakterit tënd?

Gjesti: Dëgjomë shpirt, mos e jep mendimin për shembull ‘ky është duke bërë këtë, ka për qëllim këtë’, ok? Se ndonjëherë po e qëllon se ça kam për qëllim. Ok? Se për këtë ta bëra me sy edhe mbrëmë, se po qëllon

Egli: Ok, më fal

Gjesti: Iku atyre gjërave

Egli: Po dua të të mbroj

Gjesti: Mos e bëj. Se ti po jep një mendim për planin që dua të bëj dhe ndonjëherë ia qëllon. Mos të zë andej, ik

Egli: Dua me të mbrojt

Gjesti: Mos më mbroj. Kur jam gabim mos gabo të më mbrosh, kurrë.

Egli: Edhe për Lorin erdha të thashë tani mos e rëndo se është gocë, merru me Jozin

Gjesti: Nesër me qenë gabim, kam me të gjuajtur, ta dish se nuk të mbroj

Egli: E di, është ok

Gjesti: Të mbroj në mënyra të tjera

Egli: Jam shumë e hapur ta bësh. Nëse e shikon se vërtetë diku po gaboj, bëje. Bëje dhe mos u tut fare. Këtë gjënë që e kam bërë, e kam bërë vetëm për të të mbrojtur. Nuk e kam bërë me të keq

Gjesti: E di, nuk pres të këqija nga ti, të flet fytyra

Egli: Mirë, ndalo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *