Mbrëmë shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, është përfshirë nga debate dhe sherre të shumta. G-Bani ka patur debate me banorë të ndryshëm si Gjesti dhe Egli.
Gjithçka nisi pasi G-Bani akuzonte Gjestin se nuk e linte të flinte dhe se i prekte gjërat personale.
Më pas G-Bani debatoi me Eglin pasi nuk e la të dilte jashtë ku ishte dhe Gjesti. G-Bani kishte mbyllur derën e living dhe jashtë ishte Gjesti.
Pasi u qetësuan gjërat në shtëpi, Egli dhe Gjesti ishin ulur te divanet jashtë dhe ajo i kërkoi banorit që të iknin të flinin.
“Hajde dhe fli në krevat si gjithë njerëzit, bëj gjërat e tjera pastaj si di ti si Gjesti. Po jo gjumin”, i tha Egli.
Pjesë nga biseda:
Egli: Apo do me flet në dhomë tjetër, jo ku jam unë
Gjesti: Po moj
Egli: Po, shumë shpejt e tregove fytyrën, nuk rezistove as dy ditë të bësh djalin e mirë
Gjesti: Ça është kjo?
Egli: Unë e di që nuk e bën për mua por po ta them kastile, të të vë pak në sedër që do të flesh këtej veç e unë jam atje. A më ke xhan ti mua? Hajde flemë aty ku flenë të gjithë.
Më pas Gjesti dhe Egli janë çuar dhe kanë ikur te dhoma e gjumit. Egli ka marrë një jorgan dhe e ka shtrirë në tokë pranë krevatit të saj. Gjesti mori gjithashtu shumë jastëkë dhe i vendosi aty dhe u shtri.
Teksa Gjesti u shtri në tokë për të fjetur, Egli i shtrin dorën dhe ai ia kap. Këngëtarin e zuri gjumi, ndërkohë Egli rrinte dhe e vështron.