Detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit. “Ndodhej në koncert kur…”

Detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit. “Ndodhej në koncert kur…”

Këtë të mërkurë, bota e artit dhe publiku shqiptar janë tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi.

Artisti nga Tetova, i cili ndër vite rrëmbeu zemrat e publikut me hite të shumta të muzikës pop, është shuar papritur, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe fansat e tij të shumtë.

Sipas detajeve të fundit, ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali. Mësohet se Shpat Kasapi ndodhej në një koncert në Bologna kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Raportohet se ai nuk është ndjerë mirë dhe shkak i vdekjes ka qenë një sulm i menjëhershëm në zemër (atak kardiak).

Kjo humbje e madhe për muzikën shqiptare ka sjellë menjëherë reagime të shumta, përfshirë këngëtaren Vesa Luma e cila shkroi: “Na trishtove shumë, dritë pastë shpirti yt“, duke iu bashkuar qindra mesazheve të tjera të ngushëllimit për artistin që u nda nga jeta në skenë.

Showbizz