Thursday, January 23

“Më shtoi lumturinë dhe…”/ Zbulohet partneri i Bernardit të BBV 4!

Banori i “Big Brother VIP 4”, Bernardi, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve që nga fëmijëria, deri te njohja me partnerin e tij

Banori i “Big Brother VIP 4”, Bernardi, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve që nga fëmijëria, kur thotë se ndaj tij kanë abuzuar seksualisht në moshën 10-vjeçare deri te njohja me partnerin e tij.

Në linjën e jetës, ai tregon se ka qenë farë i vogël, kur fqinji e ka marrë dhe e ka futur në dhomën e gjumit duke abuzuar. Ai thotë se gjithmonë e ka ndjerë veten të bullizuar.

Bernardi tregon se ka  pasur mbështetjen e familjes. “Tekprindërit kam gjetur gjithmonë paqe”, u shpreh ai.

“E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehesha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Unë po bëja atë që prindërit kanë pritur prej meje. Një ditë të bukur me suportin e familjes vendosa të emigroja në Angli.

Erdha në një pikë që as jetën nuk e doja më. Tentova të prisja damarët. Atje njoha ish gruan time e cila më nxori nga ferri, më pranoi siç isha. Filloi të jetonim bashkë”, tregoi Bernardi.

Më as erdhi edhe momenti, kur në moshën 37 vjeçare thotë se kuptoi që ishte një mashkull homoseksual.

“Unë njoha Enam, më solli gëzim, më shtoi lumturinë dhe që e dua shumë. Një gjë është e sigurt, ai që të do të do ashtu  si je”, tha ai për partnerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *