Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” u përshkallëzuan gjatë ditës së
djeshme, me debate të ashpra mes banorëve.
Një përplasje e fortë ndodhi midis Gjestit dhe Xumit, ku ky i fundit e ngacmoi
këngëtarin duke i përmendur marrëdhënien e tij me Xheneten në “Big Brother VIP
Kosova”.
“Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, deklaroi Xumi.
Në përgjigjen e tij, Gjesti tha: “Edhe unë ta mora ty Eglin.”
Pas kësaj, Egli zgjodhi të mos reagojë publikisht në shtëpi, duke shmangur çdo
mundësi që deklaratat e saj të keqpërdoren në lojë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Gjesti: As unë se kam të lehtë.
Egli: Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Për herë të
parë në këtë shtëpi kam edhe hallin tim, të atyre që kam në shtëpi dhe të gjithkujt.
Varja, se lojë është. Ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që
unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im.
Gjesti: Egli, po të them, nuk e kam të lehtë. Shumë e kam të vështirë.
Egli: Do kalojë.
Gjesti: Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me
familje, me krejt, e me lidhje, se me vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të
vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova.
Kjo situatë ka ngjallur reagime të ndryshme si brenda shtëpisë, ashtu edhe mes
publikut që ndjek spektaklin.