“Mund të flisnim dhe për një miqësi, por në këtë rast ajo e paska shprehur pëlqimin”
oderatorja e njohur, Arjola Shehu, ka qenë ditën e sotme e ftuar në “Live From Tirana”, me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur ‘pa doreza’ për mendimin e saj për disa nga banorët e “Big Brother VIP 4”, por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Si e sheh marrëdhënien mes Egli Takos dhe Gjestit? Ajo i shprehu pëlqimin që kishte për të, por ai i tha se e sheh si shoqe.
E pritshme. Dukej që nuk kishte tërheqje. Janë ato gallatat që bën me një person të ri. Egli ishte më shumë e dhënë. Mund të flisnim dhe për një miqësi, por në këtë rast ajo e paska shprehur pëlqimin. Nëse ka shprehur pëlqim sa mirë që e merr iniciativën dhe që ka këtë lirshmëri. Por mendoj që duhet të jetë mashkulli ai që i shkon nga pas femrës. Ka më shumë lezet. Edhe ai ndjen një lloj sfide për t’i fituar zemrën. Por jo se e gjykoj. Ne kemi thyer tabu më të mëdha se t’i themi një djali që e kemi qejf.
Emri yt ka qenë gjithmonë i përfolur si një banore e mundshme në “Big Brother VIP”. Pse nuk je futur në këtë reality show?
Më pëlqen ta shoh nga jashtë. Kam hall se po të futem brenda nuk i shoh dot të gjitha dhe më shqetëson kjo (qesh). Nuk e kam parë veten si pjesë e formatit. Ta shoh nga jashtë po, por jo si konkurrente. /TAR/