Amber, ish-banorja e Big Brother VIP 4 e cila u largua me dëshirë mbrëmjen e së martës ka shprehur pendesë. Ish-banorja e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, u përlot ndërsa tha se bëri gabim që doli pasi kishte shumë për të dhënë në atë shtëpi.
Ajo ka tregura se është penduar shumë që ka dalë dhe se do të donte të futej në shtëpi, por me një “kusht”. Sipas saj do duhet që të jetë publiku që përmes votës së tyre të kërkojnë që ajo të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Në momentin që thash se kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi… nëse do kthehesha pas do të bëhesha pak më racionale për sa i përket mendimeve që kisha, duhej t’i peshoja pak më shumë. Do i kërkoj falje publikut për daljen time. Kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi dhe absolutisht ia lëmë gabimit im, e quajmë gabim sepse njeriu kur ka se çfarë jep në atë shtëpi, dhe unë kisha për të dhënë shumë”, tha ajo.
Ndërkohë e pyetur nëse është e dashuruar, ajo tha se po, por lidhja e saj është ende në hapat e parë dhe nuk dëshiron që të nxitohet në deklarata.
“Është një gjë e freskët, por nuk jam vetëm”, – tha ajo.