Me hyrjen e Gjestit në “Big Brother VIP 4” shumë dinamika apo miqësi kanë ndryshuar. Ai duket se ka krijuar një raport të mirë me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ‘u bie’ vetëm djemve në lojë.
Gjesti herë pas here përmende emrin e Livias sot duke thënë ‘më pëlqen’, duke imituar Aldon. Ky i fundit duket se e ka marrë sikur këngëtari ka thënë se ka pëlqim për banoren.
E për këtë arsye ai në një moment i tha ‘po të përdor Gjesti se thotë kam qejf Livian, kur është me Eglin’.
Livia i tha se Gjesti dhe Egli nuk janë bashkë dhe më për pjesën tjetër iu drejtua duke u sqaruar me të: “E më e rëndësishmja nuk jam vegla jote”.