Wednesday, January 22

Egli Tako hap kutinë e “Pandorës”, dy banorët që shkojnë në nominim

Kutia e “Pandorës”, e cila fsheh zgjedhje të vështira në momentin që një banor i cili caktohet e hap, është rikthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Ishte Egli e përgjedhura e Vëllait të Madh për këtë kuti, të cilën ajo e hapi, dhe përfitoi një udhëtim çift. Banorja u gëzua shumë dhe e emocionuar tregoi se do shkojë në udhëtim me mamin.

Por pas çdo të mire ka dhe një të keqe! Sipas kutisë, Eglit iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim kokë më kokë, dhe ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj!

Egli e bëri këtë zgjedhje pasi shtëpia është ndarë në dy pjesë, ata që i japin të drejtë në lidhje me situatën e Xumin dhe ata të cilët mendojnë se po tregohet arrogante ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *