“Mua Gjesti nuk më pengonte për të bërë lojën time. Unë isha në shinat e duhura.”
Eftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber. E cila vendosi vetë të përfundonte rrugëtimin e saj në BBV. Sa i përket këtij vendimi që mori, Amber u shpreh:
Para se ta bëja unë kisha një stres të akumular pesë ditë më parë që kisha një ndjesi se çfarë po ndodhte jashtë dhe ajo ndjesi doli. Mami im kishte pësuar një atak kardiak dhe produksioni ishte në dijeni por mami ishte bërë më mirë dhe kishte thënë mos ia prishni lojën sepse ka qenë ëndrra e saj dhe lëreni ta çojë deri në fund.
Nuk e di pse është marrë që unë nga ajo shtëpi kam dalë nga Gjesti. Nuk është absolutisht e vërteta sepse Gjesti ishte një banor si të gjithë të tjerët brenda. Ndoshta unë do ta pozicionoja pak ditë më vonë siç pozicionova të tjerët.
Shqipja i përmendi edhe njëherë se vetë Amber deklaroi pas daljes së saj se nëse një person si Gjesti pëlqehej ajo nuk donte të qëndronte më në shtëpi. Për këtë Amber u shpreh:
Pjesa e Gjestit ishte vula e asaj ndjesisë që unë kisha brenda vetes sime. Me Gjestin nuk është se kisha gjë. Mua Gjesti nuk më pengonte për të bërë lojën time. Unë isha në shinat e duhura. Unë kisha gjënë time dhe Gjesti nuk e bënte dot.