“Ti nuk ke treguar aspak respekt…”
Teksa ishin duke u sqaruar, Egli i thotë Xumi se ai nuk ka treguar aspak respekt për të. Xumi i kthehet duke i thënë: “Si mund ta thuash këtë gjë e të viktimizohesh kur unë të kam qëndruar larg”. Egli ia kthen:
Ti vetëm respekt nuk ke treguar, por ke treguar se kush je në të vërtet. Ti ke marrë indicie se çfarë po ecën dhe fjala imë ka pasur zero vlerë për ty. Ti ke dashur të dish vetëm se çfarë është përmendur çdo Prime. Nuk ke pyetur njëherë se çfarë sikletesh më ke shkaktuar mua.
Xumi vazhdon duke i përsëritur se është larguar nga ajo për respekt. Ndërkaq, Xumi ka biseduar me Gjestin duke i deklaruar banorit se nëna e tij është e sëmurë me kancer në stadin e katërt. Pas kësaj deklarate të banorit, Egli ka nisur të ndjehet keq dhe ka shprehur se këto gjëra nuk duhet të përdoren për lojë.