Përplasjet mes Jozit dhe Rozanës vazhdojnë të jenë të nxehta dhe të mbushura me akuza të forta
Përplasjet mes Jozit dhe Rozanës vazhdojnë të jenë të nxehta dhe të mbushura me akuza të forta, duke i rikthyer në vëmendje deklaratat e bëra disa javë më parë nga Jozi, ku e kishte quajtur Rozanën një përfituese dhe kishte shpërndarë fjalë ofenduese për të, duke e kritikuar për kalimin “karrige më karrige”.
Gjatë një diskutimi të fundit në oborrin e shtëpisë, ndërsa ndodheshin me disa banorë të tjerë, Jozi e përshkroi Rozanën si një “femër për aventurë”.
“Ti je vetëm një aventurë”
Rozana nuk e la me kaq dhe iu kundërpërgjigj menjëherë:
“Aventura e kujt jam unë? E djalit shembullor? E kësaj fytyre që vetëm përbuz njerëzit?”
Jozi, në përgjigje të akuzave, e theksoi se ai ishte i vetmi që kishte arritur të fitonte “biletën e kthimit”, duke i kujtuar Rozanës se më shumë se 9 banorë ishin penalizuar për shkak të tij, duke sugjeruar se ishte ai që kishte më shumë rëndësi në lojë.
Ndërkohë ajo i ka kujtuar se nuk e ka fituar por ia dhuruan.