Në dhomën e gjumit të Big Brother Vip Albania, Xumi dhe Livia kanë diskutuar gjatë për Eglin dhe Gjestin.
Xumi më pare kishte shprehur pëlqimin e tij për Eglin, por ajo e ka refuzuar në mënyrë të sjellshme, duke theksuar se nuk dëshiron të ketë diçka me të.
Megjithatë, Egli ka qenë gjithmonë e afërt me Gjestin që nga hyrja e tij në shtëpi.
Gjatë bisedës me Livian, Xumi ka shfaqur xhelozi për afërsinë e Eglit me Gjestin.
Livia ka thënë se Gjesti ka sjellë shumë pozitivitet dhe se ai është i lirë të afrohet me vajzat e tjera, pasi nuk ka thënë se është në lidhje me Eglin, megjithatë ata kalojnë shumë kohë së bashku.
Xumi, nga ana tjetër, ka sugjeruar se nëse një banore e re hyn në shtëpi, Gjesti mund të afrohet me të ose ndoshta edhe me Livian.
Livia ka kundërshtuar, duke thënë se Gjesti është më i ri se ajo dhe se nuk ka interes për të pasur lidhje me të, duke e parë si një shok të mirë.
Xumi e ka kundërshtuar këtë dhe ka insistuar se nuk dihet se si mund të zhvillohen ndjenjat mes tyre, duke sugjeruar mundësinë që Gjesti të lidhet me të.
Kjo bisedë është parë si një shenjë e xhelozisë nga Xumi, duke u përpjekur që Gjesti të afrohet me vajza të tjera, për t’i hapur mundësinë për një lidhje me Eglin, të cilin Xumi e ka përballë në nominim. /Telegraf