Që nga dreka në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë shpërthyer debatet e shumta
Që nga dreka në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë shpërthyer debatet e shumta. Egla është përfshirë në disa prej tyre, por më të fortin duket se e ka patur me Gertën.
Kjo e fundit i thotë banores “se është hipokrite” pasi ‘thotë se nuk duron dot se po e shkelin më këmbë’. Por Gerta mendon se nuk është marrë njeri me të. Në një moment ajo i përmendi edhe Gjestin, me të cilin Egli ka një raport mjaft të mirë.
Nga ana tjetër, Egli shprehet se në atë shtëpi e kanë quajtur ‘pa norma, e pafytyrë, e pabesë dhe me dy standarde’. Ndërsa për përmendjen e Gjestit, ajo i kthehet se i vjen inat pasi e donte për lojën e saj.
Pjesë nga debati:
Gerta: Ti je hipokrite sepse ti thua nuk duroj dot më sepse më keni shkelur me këmbë. Kush është marrë me ty? Nuk është marrë asnjë njeri me ty. Pse e stise në publik këtë gjë? Pse e stise?
Egli: Unë stisa debatin? Mua vetëm më kanë ardhur e më kanë ofenduar, pa u bërë asgjë. Unë vetëm mbrojta mendimin tim. Ju më keni quajtur pa norma, e pafytyrë, e pabesë, me dy standarde
Gerta: Kush t’i ka thënë?
Egli: Shtëpia moj
Gerta: Ti para se të vinte Gjesti…
Egli: Ti që vdiqe për atë Gjestin me e marrë e me e bërë tëndin, e s’ta vari kurrë
Gerta: Jo nuk e dua fare. Unë Gjestin e di si t’a trajtoj. Unë në krevat nuk i futem Gjestit, dakord?
Egli: Mos u merr me krevatin, ti merru me moralin e grave shqiptare
Gerta: Pse vjen kaq afër?
Egli: Më do qejfi
Gerta: Pse flet kështu?
Egli: Më do qejfi