Fenomeni Gjesti tashmë ka përfunduar në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Faqa e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, ka postuar një foto të Gjestit me mbishkrimin e momentit #megjestin, hashtagu viral i krijuar për të shprehur përkrahjen për këngëtarin. Ende është e paqartë sesi faqa e madhe e Olympics ka rënë në duart e hakeruesëve, të cilët morën kontrollin për disa minuta.
Platforma u përdor nga hakeruesit për të shpërndarë më shumë popullaritetin e Gjestit i cilësuar si një fenomen që ka arritur të thyejë rekordet e mëparshme të shikueshmëirë së BBVA, të cilët kryesohen nga Luiz Ejlli.
Tashmë faqa ka marrë plotësisht kontrollin ndërsa postimi për Gjestin është fshirë.