Gjesti është zgjuar ditën e sotme nga masazhet e dy banoreve të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”…
Gjesti është zgjuar ditën e sotme nga masazhet e Eglit dhe Rozanës. Dy banoret kanë shkuar njëkohësisht te krevati i tij për t’a zgjuar.
“Këqyre more dy goca”, thotë Rozana në një moment teksa i bën masazh Gjestit.
Kur pa që banori nuk po zgjohej, këngëtarja shkoi dhe mori një paketë cigare që e kishte fshehur. Ajo rikthehet te krevati i tij dhe i thotë ‘hapi sytë, shikoje ça do të jap’.
Edhe pse Gjesti e mori paketën, ai nuk u zgjua. Rozana u largua nga aty, ndërsa Egli vijoi edhe pak duke i bërë masazh Gjestit.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Çohu nubi çohu
Egli: Hajt se ja nxjerr gjumin
Rozana: Këqyre more dy goca. Çohu nuk se ashtu është një muhabet
Egli: Duhet të zgjohesh me vërtetë, dëgjon? Hajt
Rozana: O nub shikoje ça do të jap, hape syrin. A do të çohesh? Kështu të çoj unë ty. E kisha fshehur aty