Një bisedë mes Gjestit dhe Jozit ka bërë bujë, pasi tema e largimit të mundshëm të Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” solli një aludim të papritur nga ana e Gjestit.
Gjatë diskutimeve, Gjesti u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Mendoj se ti do dalësh këtë javë, s’ke bërë gjë”.
Në përgjigje, Jozi reagoi me një sfidë intriguese, duke thënë: “Nuk do të dal nga shtëpia pa ju parë (Gjestin dhe Eglin) si çift, duke u puthur”.
Kjo frazë shkaktoi menjëherë një reagim të papritur nga Gjesti, i cili u përgjigj pa hezitim me një fjalë të thjeshtë, por shumë të habitshme: “Ne jemi çift… jemi puthur”.
Gjesti gjithashtu shprehet se ‘e kam grua’ dhe i afrohet për t’a puthur: “Ma jep buzën”.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Unë në këtë nominim ti meriton me dalë, se asgjë nuk je duke bërë. Ndoshta Klajdi nuk ka bërë në rregull, po e ka një mundësi. Ti vazhdon njëjtë nëse rri në shtëpi, asgjë s’ka të re. E jep atë puthje dhe ec për shtëpi, asgjë..
Jozi: Unë pa iu pa ju të dyve çift
Gjesti: Ne jemi çift
Jozi: Puthuni
Gjesti: Jemi puthur, jemi çift, edhe në rregull, tani kam për të thyer unazën.