Valbona ka nisur ditën e sotme një debat me Gertin pasi ai doli me mbathje në oborrin e “Big Brother VIP 4”.
Teksa disa prej banorëve po qëndronin të ulur te divanet jashtë, Valbona shprehet që nëse do të lahet në pishinë të veshë ‘mbathjet e pishinës’. Ajo shton se aty janë Loredana, Rozana, Livia, janë edhe vajzat e tjera.
Gerti flet diçka nga larg dhe Valbona i kthehet duke i thënë: “Nuk je normal, mbulohu. Mbulohu me ato brekë ashtu, je 70 vjeç”.
Pjesë nga debati:
Gerti: Po të bën përshtypje një burrë me mbathje
Valbona: Nuk të dëgjoj
Gerti: Hajde Bona
Valbona: Po mbulohu, vishu nëse do që të dëgjoj. Nuk je normal, mbulohu. Mbulohu me ato brekë ashtu, je 70 vjeç mo, nuk kemi ardhur me të parë ty, mbulohu ore i pafytyrë. Shko e vishu, s’të vjen turp. Vishu urgjent, shko e rri i zhveshur në shtëpinë tënde