Olsa Muhameti ka komentuar sjelljen e Gjesti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania (BBVA), duke e krahasuar atë me sjelljet e tij në BBVK.
Ajo shkruan se Gjesti po përdor të njëjtën “lojë” si në BBVK: duke qenë funny, provokues dhe flirtues me një vajzë.
Ajo përmend lojën e cigareve dhe të gjumit, duke theksuar se këto janë sjellje që tashmë publiku i ka parë për 85 ditë në BBVK.
“Ishte koha e mjaftueshme për të nxjerrë më të mirën nga Gjesti në BBVK. Pres që Gjesti të rishpiket në BBVA, pasi vetëm kjo do ta bënte atë fitues,” ka shkruar ajo në story pasi u pyet nga ndjekësit.