“Është situatë serioze”/ Egli flet për Xumin: S’më pëlqen, shkoi direkt te trëndafilat në shtrat…
Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin, madje nuk ka kursyer surprizat për të
Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin, madje nuk ka kursyer surprizat për të. Por duket se Egli është ndier vazhdimisht e bezdisur nga kjo situatë.
Në një diskutim gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 4”, Egli u shpreh se është bërë protagoniste e historisë, pa qenë vetë e përfshirë. Nga ana tjetër, Xumi pohoi se ndjen diçka për Eglin.
Replikat gjatë Prime:
Xumi: Pa dashur ta përfshij Eglin në këtë lloj situate, kjo gjë është vetëm unë dhe asaj që ndiej përbrenda. Në momentin e parë që e kam parë, më ka pëlqyer jashtë mase çdo gjë në paraqitjen e saj. Kur kam dëgjuar një pjesë të historisë së saj, kam parë ngjashmërinë me vete. Kam ndjerë diçka përbrenda. Ekziston diçka brenda mej...