Motra e Rozanës e ashpër me Gertën/”Drama e saj që e lëndon drejtpërdrejt”! Si reagoi partneri i banores?
Andeta Radit, përmes një lidhjeje telefonike me “Fan Club” ka reaguar për debatin mes motrës së saj, Rozanës, dhe Gerta Gixharit.
Sipas Andetës, me shprehjen “unë kam atë që s’e ke ti”, Gerta ka lënduar Rozanën, që prej vitesh është përpjekur të sjellë në jetë një fëmijë.
“Historia e Rozit është disa vjeçare, unë nuk dua ta tregoj këtu se do thoni viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe të mundshme dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Nëse me Jozin ishte diçka e thënë, për të cilën Rozi s’ka pse reagon keq se nuk preket, me Gertën, ka pas një histori disa vjeçare që e ka kaluar mbi shpatulla”, tha motra e Rozanës.
Andeta vijoi debatin përmes celularit me opinionistin Ronaldo Sharka dhe ish-banoren e “BBV”, Amber Candy.
...