Raporti i krisur mes Gjestit dhe Eglit, opinionistët komentojnë situatat në shtëpi: Ndjenjë dhe lojë
"Egli dyshoj, është se ajo ka ndjenjë, ndërsa Gjesti dhe Rozana duan dhe të luajnë Big Brother"
Raporti i krisur nga ana e Gjestit dhe Eglit, u komentua dhe nga dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
Arbër Hajdari: Është e rëndësishme, si në jetën e përditshme, që ne edhe ndaj partnerit, ose me personin që pretendojmë të kemi diçka me të, të ruajmë hapësirën që ia kërkon në momente të veçanta. Ka një lloj ndërhyrje nga ana e Eglit, e cila ka një pëlqim, që kthehet pak e bezdisshme. Ke shumë situata që do ta zgjidhësh gjënë “tani”. Por në disa situata edhe mund të presësh, duke parë që personi që ke përballë është pak i tensionuar. Raporti i Rozanës me Gjestin është i hershëm, që unë kam menduar se është një miqësi. Rozana është e lidhur me Gjestin më shumë sesa me Eglin...