Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Pas situatës së tensionuar që ndodhi më herët mes Rozanës dhe Gertes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, artistja e njohur është prekur thellë dhe ka shpërthyer në lot në lavanderi.
Momenti emocional i Rozanës ka nxitur ndjeshmëri tek banorët dhe publiku, ndërsa ajo shprehu dhimbjen e saj për situatën personale që po përjeton.
“Ku e di ajo pse kam ardhur unë këtu, ku e di? Shkova iu qajta unë asaj? Kam qarë në ndonjë vend? S’kam qarë në asnjë vend!” – tha Rozana mes lotësh, duke lënë të kuptohet se temat e prekura në debat ishin jashtëzakonisht të dhimbshme për të.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
...