Një ditë më parë, Gjesti ka ngacmuar dhe ka hedhur batuta kundrejt Eglit.
Fillimisht ishin ulur bashkë në një krevat, ku në një moment këngëtari nis dhe e përkëdhel në kokë. Më pas Egli shkon në krevat tjetër për të fjetur, por Gjesti e ngacmonte duke i thënë “pse nuk puthemi”.
Pasi Egli i bëri me shenjë që të mos e vazhdonte këtë muhabet Gjesti i thotë “nuk ke shans për të shijuar buzët e mia. Unë e di që ti do me më puth”.
Pastaj ai shkon dhe shtrihet pranë saj e teksa ajo i ka kthyer kurrizin, Gjesti i thotë: “Veç kthe kokën, çdo gjë është e përgatitur”, duke shkaktuar të qeshura dhe ajo nuk u kthye.
Ndërkohë në një moment tjetër kur Egli po shikohej në një pasqyrë te dhoma e gjumit, Gjesti nis e këndon “lindi simpatia, filloi dashuria, mendova që krejt është në rregull lindi xhelozia”.
Më pas ai i afrohet banores dhe e pyet “Nëse do të ishim çift, të martuar, a do ishim çifti më i mirë i Big Brother?”.
“Jo, se ti je më i bukur se unë”, përgjigjet Egli që tenton me ikë.
Gjesti e mban dhe i thotë që të shikohen në pasqyrë: “O jam duke të pyetur seriozisht, a do ishim çifti më i mirë?”, e kësaj radhe Egli thotë “po”, duke qenë se ai këmbënguli në këtë pyetje.