“Unë ty ta ha”, çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?
Tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve.
Duket se nuk ka një ditë të qetë mes tyre, dhe gjithçka shpërthen shpesh herë që në mëngjes.
Një tjetër moment i nxehtë ka ndodhur pak minuta më parë, ku G-Bani dhe Aldo u përfshinë në një debat të ashpër, i cili shpejt kaloi në përdorimin e epitetëve.
G-Bani e ka quajtur Aldon “gjarpër” dhe më pas “zhapik”, një lloj ofendimi që ka shtuar edhe më shumë tensionin mes dy banorëve. Kjo ka sjellë një kundërpërgjigje të ashpër nga Aldo, i cili ka shprehur se ka duruar shumë nga G-Bani dhe ka theksuar se ai është një person tjetër kur është i qetë, por tani nuk mund ta tolerojë më.
Si ...