Ledioni i ka bërë Arbanës ‘non grata’,” tha me humor Fatosi, duke shprehur krisjen e marrëdhënies mes dyshes që dikur kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin.
Arbana ka nisur një emision të ri në YouTube që theu rekorde shikueshmërië në më pak se 48 orë dhe Ledioni prezanton Big Brother-in, që e “mori nga duart” e Arbanës.
Suksesin e Arbanës, Kostjani, një ndër moderatorët e UËTËFË!-së, e vlerësoi si shfaqjen e një formati të ri për Arbanën, për të cilin kurioziteti ishte i lartë. “Ajo është vetë një produksion,” tha Kostjani.
Përsa i përket prishjes së marrëdhënieve mes dy palëve, gjë për të cilën ata s’kanë folur kurrë hapur, disa sy të vëmendshëm mund t’i kenë nuhatur dinamikat e ngjarjeve përmes detajeve.
Një ndër to, qe mungesa e Arbanës në martesën Ledionit dhe Sarës, l...