Egli Tako i hap zemren Gjestit zbulon shkakun e ndarjes nga Ols Bylyku: Më tha po s’të pëlqeu…
Egli Tako ka risjellë dhe njëherë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” marrëdhënien e saj me aktorin Olsi Bylyku si dhe ka ndarë arsyjet që i dhanë fund raportit disa vjeçar.
Teksa ndodhej në praninë e Gjestit, ky i fundit e pyeti se cili prej tyre ka qenë shkaku i ndarjes. Egli vijoi të tregojë se e gjitha lindi nga mungesa e theksuar e komunikimit në çift, një marrëdhënie që po shkonte drejt fundit pa kuptuar.
Egli rrëfen se lidhja e saj me Olsin u kthye ne toksike dhe se i kërkoi ish-partnerit të saj që diçka duhet të ndryshonte, por ka qenë përgjigja e tij që i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes disa vjeçare.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Shkaku i ndarjes ke qenë ti, apo X personi?
Egli: Nuk mund të them unë apo ai, thjesht mua se kam qenë unë që jam larguar, nuk ka ndodhu...