Parashqevi Simaku nis kurimin në spitalin psikiatrik/ Ilirjani: Sapo më telefonoi! Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh
Këngëtarja Parashqevi Simaku pranoi të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në New York, ku ndodhet prej dy javësh.
Ishte biznesmeni Elton Ilirjani që informoi përmes Instagramit se mjekët i kishin aplikuar injektimin e parë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.
“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.
“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen , faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën”, ka shkruar mbesa e saj Ani Simaku në Instastory.
Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.
“...