“Po të afrohem për presion?”/ DEBAT mes Valbonës dhe Eglit: Je e vogël, ke rënë poshtë
Dita e sotme ka nisur me shumë debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe shkak është bërë ‘zinxhiri i shpëtimit’
Dita e sotme ka nisur me shumë debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe shkak është bërë ‘zinxhiri i shpëtimit’ mbrëmë gjatë spektaklit të madh.
Egli i ka quajtur banorët ‘frikacakë’ në zgjedhjet që bënë për të shpëtuar në ‘zinxhirin e shpëtimit’, ku mendonin se kishte të bënte me nominimin. Por në fakt ishte që dy të fundit do të bënin një lojë që të fitonin cigare.
I gjithë sherri nisi kur mbrëmë Livia shpëtoi Valbonën dhe jo Eglin. Më pas gazetarja tha emrin e Jozit dhe në fund fare ngelën Egli dhe Gjesti.
Valbona i është kthyer sot Eglit duke i thënë ‘se si mund të mendonte se do të zgjidhte atë para shokut të saj’. Nga ana tjetër banorja i është k...