“E di ça kam hequr atje brenda…”/ Rozana këshillon Gjestin pas debatit me Eglin: Ti je djalë…
Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditën e somte mes Eglit dhe Gjestit
Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditën e somte mes Eglit dhe Gjestit. Gjithçka ka nisur pas një debati të këngëtarit me Xumin. Ky i fundit i kujtoi atij lidhjen që ai ka patur te reality show i mëparshëm me një banore.
Pasi Xumi iu drejtua Gjestit me fjalët që një ‘tjetër banor i mori femrën sy më sy’, ai iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.
Gjesti e kuptoi menjëherë që ka thënë diçka shumë të papërshtatshme dhe i kërkoi falje direkt Eglit. Kjo e fundit i tha atij që të mos i kërkonte falje në sy të banorëve të tjerë pasi ata do e përdorin këtë deklaratë.
Egli shpërtheu në lot gjatë një bisede me Gjestin...