Po ofendonte dhe kërcënonte Gjestin, Egli “i mbyll gojën” Xumit: “Do përfundosh në burg”
Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksa fliste për Gjestin dhe
veprimet e tij.
Gjatë një diskutimi me një pjesë të banorëve, Xumi u shpreh se nuk po luan në
Big Brother sepse nëse e bën, e ka lojën “shumë të rëndë, ekstrem”.
Ndër të tjera, Xumi thotë se Gjestin ka “për ta zgjuar nga gjumi me rrahjet 120”,
dhe do ta marrë “zvarrë me vete nga dera”.
“Kaq po prisja, sa të hapej ai zarfi i zi. Të dija çfarë kishte. Tani nuk kam për ta
lënë unë atë. Do ta tërheq zvarrë nga dera. Ka për tu zgjuar nga gjumi me rrahjet
120″, thotë Xumi pë Gjestin.
Mirëpo e pranishme ishte edhe Egli Tako, e cila i ka ndërhyrë menjëherë.
“Kujdes me mënyrën e të shprehurit se ti mund të marrësh zvarrë kë të duash nga
këtu dhe mund të dilni të dy, por burgun ke për ta bërë ti kur të dalë...