Dita e sotme ka nisur herët dhe me energji për Gjestin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Dita e sotme ka nisur herët dhe me energji për Gjestin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Duke qenë se u zgjua i pari në ‘shpellë’, vendosi që të bënte zhurmë për 3 banorët e tjerë, Klajdin, Rozanën dhe G-Banin.
Teksa kërcente dhe lëvizte nëpër dhomë, ai thoshte: “Çohuni pash familjen, a jeni duke dashur me u çu”.
Më pas Gjesti shkon pranë G-Banit që po flinte dhe e ngacmonte duke thënë:
“Çohu o Shabani im, Shaban çohu se Danja ka ardhur te dera, tha ku është G-Bani ia hëngsha shpirtin, të kishte parë në ëndërr mbrëmë. Çohu mo burrë mos u bëj nub”.
Por G-Bani i tha që donte të flinte gjumë sërish dhe si pasojë banori u largua dhe shkoi te Klajdi.
“Kam Klajdin unë, dostin e shekullit, Klajd nubi çohu me kingun, a je ma mirë? Të ka kaluar? U kry”, i tha Gjesti këngëtarit, i cili po flinte dhe nuk u zgjua.