“Ju torturoj. Rozanë çohu se kam ngelë vetëm, çohu se u mbyta një paketë cigare e piva vetë”
Gjesti është zgjuar herët sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe nuk po i pëlqente që të qëndronte vetëm. Për këtë arsye ai vendosi që të zgjonte banorët e tjerë që janë në ‘shpellë’ me të, Rozanën, Klajdin dhe G-Banin.
Fillimisht ai iu tha ‘çohuni nuba’ por asnjëri prej tyre nuk lëvizi. Më pas Gjesti shkon pranë G-Banit dhe i flet, po banori i thotë se donte të flinte. Pas tij ai ikën pranë Klajdit, por as ai zgjohet.
E vetmja që i ngeli ishte Rozana. Kur iku pranë saj, banori thotë:
“Ju torturoj. Rozanë çohu se kam ngelë vetëm, çohu se u mbyta një paketë cigare e piva vetë”.
Në këto momente Rozana hap sytë, e shikon dhe qesh me të. Pastaj i thotë ‘hajde më shtyp’.
Teksa Gjesti po i bën masazh, ajo i thotë “a je zënë me mua” dhe pastaj që të dy përqafohen.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Dreqi e hëngrët, me të shtypë
Rozana: O nubi
Gjesti: Çohu se qenke kalbë duke fjetur
Rozana: Pse mo nub nuk po bën Gjeste
Gjesti: Çohu e bëj vetë
Rozana: A je zënë me mua? A je zënë se ti ka larë Egli rrobat
Gjesti: Çohu mos bëj gjeste
Rozana: O nub bre, do zihemi me Eglin
Gjesti: Zihuni, bëni ça të doni