Dita e sotme ka nisur me shumë energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorët kanë kërcyer e kënduar me njëri-tjetrin duke i harruar për një moment debatet mes tyre.
Edhe në ‘shpellë’ atmosfera ka qenë shumë e bukur, ku Gjesti, Klajdi dhe Rozana kanë kërcyer në oborr, ndërsa G-Bani preferoi të kërcente vetëm brenda.
Rozana dhe Gjesti kanë krijuar momente shumë të bukura dhe gazmore, që janë pritur mjaft mirë nga publiku. Gjithashtu ata bënin edhe batuta të ndryshme.
Kur ata po hynin brenda për të ngrënë Gjesti shprehet: “Mua do më kallzojë Egli, kjo kur të shkojë në shtëpi ka me i kallzuar dikush tjetër”, ndërkohë Rozana ia pret: “Dajak. po këto janë ndjenja televizive”, duke shkaktuar të qeshura.