Saturday, February 1

Gjesti nuk e meritoj Eglin, çfarë këshille i dha G-Bani?

Gjesti dhe G-Bani kanë patur një bisedë mjaft të sinqertë dje me njëri-tjetrin. Pasi Egli shkoi te dera e shpellës dhe foli me Gjestin, ky i fundit u shpreh se ‘nuk e meriton atë’.

“Çfarë vajze është, super vajzë është, se meritoj unë. E di veten, se meritoj. Kingi e di veten”, thotë Gjesti.

Ndërkohë G-Bani e kundërshton duke i thënë të mos flasë ashtu:

“E meriton po rri mirë. Nga momenti që ajo do, e meriton. Këtu mund të ndërtosh gjëra shumë të forta që të ngelin për një jetë. Jeta kalon. Unë nuk e mbaj mend kur kam qenë 24, domethënë më duket si dje që kam qenë 24 vjeç. Po jam 43 për 44, kalon, shumë shpejt ecën jeta”.

Pjesë nga biseda:

G-Bani: Ti me Eglin mundesh me krijuar diçka shumë të fortë prej këtu. Mund të fillojë nga këtu dhe të ngelë

Gjesti: E di, po fjalët po më vrasin mua, ajo e rrobave që më tha Rozana

G-Bani: Po ik o burrë, se lojtarët si Rozana që kanë eksperiencë jete dinë se ku me gjuajtur

Gjesti: Po nuk i thonë as të gjuajtur

G-Bani: Po e bën ajo, është zotësia jote me e shmang

Gjesti: Është fjalë shumë e keqe dhe po më bën të ndihem shumë keq, e kur ma ka thënë më ka bërë të ndihem keq

G-Bani: Po e pashë se e përsërite

Gjesti: Nuk është e vërtetë, mos u mendo me shpif

G-Bani: Po ashtu i intereson asaj

Gjesti: Nuk kam shpif kurrë me të unë, se mund ti kisha thënë edhe unë shërbëtore, se edhe ti mi lan rrobat. Fjalë e keqe, se e di që Egli më respekton. Edhe tani që e pyeta a mi ke la rrobat tha po, e aty u ndjeva edhe më keq. Ti për shembull kur e merr një femër e bën grua a ke qejf me ti la rrobat

G-Bani: Unë jo

Gjesti: Unë po, edhe vetë i laj, po kur e ke gruan në shtëpi pse mos me i la ajo dhe ti asaj. Pse mos me e ndihmuar njëri-tjetrin

G-Bani: Nëse e bën unë e adhuroj edhe më shumë. Po unë dua edhe unë, bashkë

Gjesti: Bashkë, ajo femër që e bën vetëm veten tregon. Është gjë e madhe me të nejt afër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *