Friday, February 7

Jul Deda kritikon ashpër Gjestin pas hyrjes në tualet me Banin: “Kopje e keqe e Luizit…”

Një situatë e papritur ndodhi pas mesnatës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mes Gjestit dhe G-Banit.
Gjesti sfidoi tre banoret: Danjën, Gertën dhe Valbonën që të hyjnë në tualet, duke nxitur një nominim në grup, situatë me të cilën jemi të njohur tashmë.

Megjithëse vajzat nuk e pranuaj sfidën e Gjestit, teksa po dilte nga dhoma e rrëfimit, G Bani ka vrapuar pas Gjestit duke hyrë bashkë në tualet.
Kjo situatë ka nxitur reagimin e shumë ndjekësve të spektaklit, përfshirë këtu aktorin Jul Deda.

Ai ka bërë një postim në Instagram, ku dukshëm akuzon Gjestin si “një kopje e Luiz Ejllit”, fituesit të Big Brother VIP Albania 2.
“Më burrë u tregua G-Bani që u fut me Gjestin në tualet, se sa Gjesti qe fton tre vajza në tualet..!
Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat, bëje tamam, e jo ta kopjosh keq”, shkruan aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *