Fansat, familjarët, miqtë dhe kolegët kanë dërguar mesazhe të shumta në “Big Love”
Fansat, familjarët, miqtë dhe kolegët kanë dërguar mesazhe të shumta në “Big Love” për secilin nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Banorët janë ulur sot në divanët në living dhe në led kanë lexuar mesazhet që kanë ardhur për ta.
Tiri është surprizuar disa herë nga fansat, por një mesazh i ka dërguar edhe kolegia e tij, këngëtarja e njohur Fifi. Ajo shprehet se mbrëmë është kënaqur duke parë Tirin dhe të tjerët teksa këndonin nën tingujt e kitarës.
Gjithashtu ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” ka një këshillë për të gjithë banorët, që të qeshin më shumë.
“Ej lal Tirito më ke kënaq mbrëmë me kitare. Më kishte marrë malli me të dëgjuar duke kënduar. Dhe jo vetëm ty. Yjeeee, mos harroni me qesh më shumë e më u kënaq më shumë. Shijojeni eksperiencën merreni ti mirën”, ishte mesazhi dhe këshilla e Fifit.
“Të dua Fifula, faleminderit”, shprehet Tiri.