![](https://dylbianews.org/wp-content/uploads/2025/02/jozi-gjesti_sd-1024x576.jpg)
Dorina Kallaverja ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi historinë e saj personale e të qenurit nëna e një vajze me aftësi ndryshe.
Por jo vetëm kaq, pasi Dorina është ndalur dhe te banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” për të dhënë mendimin e tyre për ta…
E pyetur se si iu duk përjashtimi i Jozit nga gara, Kallaverja u përgjigj:
“E meritonte. Kishte ardhur momenti, sepse realisht ishte një njeri shumë bullizues. Përveç faktit që ishte një njeri mosrespektues, sepse kur vjen babai i vajzës që ti dashuron, të paktën duhet të kishte krijuar atë formalitetin dhe t’i kishte dhënë një ngrohtësi atij personi. Por dhe nga mënyra e të folurit, është një njeri që nuk e ka atë komunikimin që të bën për vete. I rroftë ajo kënga “Dehem”, sepse për atë po njihet. Për tjetër gjë nuk di çfarë të them. Gjesti ia bëri kulaçin gati, e futi në furrë, e nxori nga furra dhe po e ha Jozi për qejfin e vet”.