![](https://dylbianews.org/wp-content/uploads/2025/02/BoR6Nnpu-gjesti_sd-1024x576.jpg)
Sozia e banorit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel me Bieta Sulon.
19-vjeçari nga Gjakova, Flori Kastrati, tregoi se si ka nisur ta imitojë Gjestin për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike, me disa video në rrjetin social “TikTok”.
![](https://gsh.top-media.al/media10/flori-kastrati_sd.jpg)
Floriani mbante në kokë një fjongo rozë, për t’i dhënë performancës së tij imituese notën 10. I ngacmuar nga Bieta nëse e do Eglin apo jo, sozia e Gjestit u përgjigj se po, ndonëse kjo mbetet vetëm një shaka.
Floriani u shpreh se nuk do të ishte çudi që si sozia e Gjestit ta shikonin në ‘Portokalli’ në një të ardhme.