“Big Brother VIP Kosova” vazhdon të mbajë mbërthyer publikun, por këtë herë vëmendja është zhvendosur nga dinamikat brenda shtëpisë te prapaskenat e produksionit, duke përfshirë emra shumë të rëndësishëm.
Një nga temat më të nxehta që ka nisur të diskutohet së fundmi është aludimi për një lidhje të mundshme mes autores së programit, Olsa Muhameti, dhe banorit të njohur, Eduard Kuçi (Edi).
Burimi i këtij thashethemi të fortë vjen nga një intervistë e dhënë për “Media Radar”, ku gazetarja Xheliola Lamaj ka zbuluar se në qarqet e mediave rozë po flitet për një romancë mes tyre.
Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë kuriozitetin e fansave dhe ka hapur debate të shumta në rrjet: A është kjo një ndjenjë reale apo thjesht një strategji e mirëmenduar për të rritur audiencën dhe intrigën e spektaklit?
Deri më tani, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve të raportuara nga gazetarja, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim apo zhvillim që konfirmon ose hedh poshtë këtë lidhje të përfolur.

