Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka tashmë çiftin e parë zyrtar. Pas ditësh të tëra afrimiteti dhe sinjaleve të qarta pëlqimi, Eduard Kuçi (Edi) dhe Dolce kanë thyer akullin përfundimisht mbrëmjen e sotme.
Kimia mes dyshes ishte bërë e dukshme orët e fundit, ku nuk kishin munguar përqafimet e ngushta dhe lojërat flirtuese, siç ishte edhe momenti i mëngjesit ku Dolce i kafshoi veshin partnerit.
Por mbrëmja e ka çuar raportin e tyre në një tjetër nivel. Të dy banorët nuk janë përmbajtur më dhe kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në buzë, e cila është përshkruar si një moment mjaft pasionant.
Me këtë veprim, ata konfirmohen si romanca e parë e këtij edicioni, duke u kthyer menjëherë në kryefjalën e diskutimeve si brenda shtëpisë, ashtu edhe për publikun jashtë.

