Gjesti ka ndarë emocionet e tij dhe ka folur hapur për lidhjen që pati me Xheneta Fetahun gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova 3”. Në një bisedë me Egli Takon, këngëtari theksoi se kishte pasur ndjenja të forta për Xhenetën dhe se, për aq kohë sa ishin bashkë, e kishte dashur sinqerisht.
Ai shprehu se kishte investuar shumë emocione në lidhje dhe kishte pasur pritshmëri të mëdha, por megjithatë ka vuajtur paksa nga mënyra si u zhvilluan ngjarjet mes tyre.
“Kam pasur ndjenja të forta për të dhe e kam dashur. Aq kohë sa qëndruam bashkë, nuk mund të isha pa të. Këto situata më kanë prekur shumë dhe më kanë lënduar për një gjë kaq të vogël… Por ai gjithashtu ka shtuar se historitë që zgjasin pak kohë mund dhe të kalojnë shpejt dhe pohoi se lidhja e tyre ka përfunduar pak para daljes së tij.