Edhe pse kaloi një periudhë të shkurtër në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani tregoi një interes të dukshëm për Eglin. Megjithatë, duket se pas disa kohësh, Egli ka zhvendosur vëmendjen e saj tek Gjesti, duke lënë pas ndjenjat e Redonit.
Pas komenteve të hapura mes Eglit dhe Gjestit, Redoni ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka shpërndarë një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, në të cilën ai thotë:
Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer, mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar.
Ky mesazh ishte shoqëruar me mbishkrimin: “Gjendja emocionale.”
Megjithatë, Redoni ka ruajtur një qëndrim pozitiv për dyshen Egli-Gjesti.
Në një postim tjetër, ai ka shpërndarë një foto të tyre së bashku, duke e shoqëruar me fjalët:
Sidoqoftë, ata mbeten dy lojtarët e mi favorit.