Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka folur hapur lidhur me raportin që ka me familjen dhe mënyrën se si ata e pritën përfshirjen e saj në platformat për të rritur.
E njohur për natyrën e saj pa komplekse, ajo ka sqaruar se zgjedhjet e saj janë personale dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht dëshirën apo edukimin e prindërve të saj.
Gjatë një bisede, Bia tregoi se babai i saj nuk e kishte pritur mirë këtë fakt.
“Nëse unë bëj OnlyFans, nuk do të thotë që babi im është dakord. Kur e mori vesh tha ‘jooo’ i habitur,” u shpreh ajo, duke theksuar më tej se familja e saj është “shumë ndryshe dhe shumë e edukuar”.
Me këtë rrëfim, ajo ndau një detaj të rëndësishëm të jetës private, duke treguar se rruga e saj e guximshme ndryshon nga formimi tradicional që ka marrë në shtëpi.

