Mbrëmjen e së shtunës ka nisur transmetimin edicioni i pestë i “Big Brother VIP” ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Menjëherë pas spektaklit të madh, banorët kanë nisur që të bisedojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të njihen.
Angelo Haruni dhe Brikena Selmani janë 2 nga 14 banorët që tashmë janë zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP”.
Teksa Brikena pyet Angelon se pse vendosi të hynte këtë vit dhe jo vitin e kaluar, gazetari iu përgjigj: “Se jam beqar këtë vit”.
Gjithashtu nuk munguan as ngacmimet me fjalë mes njëri-tjetri.

