Disa vite më parë, emri i Monika Kryemadhit u përfshi në një artikull të publikuar nga Top Channel, ku ajo akuzohej nga SPAK për fshehje pasurie.
Në atë kohë, reagimi i Monika Kryemadhit ishte i ashpër.
“Nëse të tjerët nuk i kanë bërë padi Top Channel-it sa herë vendoste gjoba poshtë e përpjetë, këtë radhë me Monika Kryemadhin do ta çojmë deri në fund”, u shpreh ajo asokohe.
Megjithatë, vite më vonë, qëndrimi i Kryemadhit ndaj Top Channel duket se ka ndryshuar rrënjësisht. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e panelit të Big Brother VIP Albania 5 si opinioniste, një format i prodhuar dhe transmetuar pikërisht nga Top Channel.
Në momentin e hyrjes në skenë dhe gjatë takimit me moderatorin Ledion Liço, Monika Kryemadhi surprizoi publikun me deklaratën e saj:
“Politika na vendos në disa korniza që ne mos të jemi vetvetja, por Top Channel na lejon të jemi vetvetja…”
Një deklaratë kjo që bie në kontrast të fortë me qëndrimet e saj të mëparshme, kur e njëjta media akuzohej prej saj dhe kërcënohej me padi.
Nga një raportim që ajo e cilësonte si shkelje dhe padrejtësi, Top Channel sot përshkruhet si hapësirë lirie dhe autenticiteti.

