Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Gertës dhe Eglit. Dy banorët kanë përfunduar duke bërtitur dhe gati në prekje fizike.
Gerta i drejtohet Eglit duke i thënë se për shkak të ‘atak panikut që ajo ka patur, banorët janë tërhequr dhe janë treguar të sjellshëm me të’. Sipas saj, banorja është treguar mosmirënjohëse dhe ka hedhur poshtë shtëpinë.
Por një gjë të tillë nuk e mendon aspak banorja, e cila në një moment i afrohet pranë dhe i bërtet: “Mos u tërhiq se e kam kaluar atak panikun. Jam gati të shtyp këdo, jam më e fortë se kurrë, e kam kaluar atakun e panikut”.